Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdhaja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, me një sipërfaqe totale prej 350’000m2 (35 ha) dhe sipërfaqe ujore 38’400m2, i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Investimi ka në përbërje hapësira të dedikuara për terrene sportive, pishina, Aquapark, Marine Port dhe facilitete të shumta për t’iu dhuruar një jetesë të qetë, larg zhurmës dhe kaosit të përditshëm të qyteteve.
Distanca nga Tirana është 40 Km, 35 km nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, dhe 23 km nga Porti i Durrësit. Brenda kompleksit do të jetë e aksesueshme lëvizja tokësore për mjetet motorrike, ndërsa nga uji lëvizja do të mundësohet nëpërmjet varkave. Lagjia do të ketë aquapark, pishina, marine port, bar dhe restorant.
Facilitete: Plazh Privat, Port për mjete lundruese, parkim i dedikuar, korsi biçikletash, hapësira sportive. Një ndër pikat e forta të këtij projektit është kanali, i cili lidh në mënyrë natyrore detin me pjesën e brendshme të kompleksit, që gjithashtu siguron një sistem ekologjik për drenimin dhe mbledhjen e ujërave siperfaqesore të të gjith rezidenceëës, siguron akses të drejtëpërdrejtë në çdo pronë, përveç pronave që janë krah tij, për çdo banesë në rezidencë i aksesohet një post parkimi ne kanal.
Villa posedon këtë renditje:
Sipërfaqja: 108m2
Sallon dhe kuzhinë
Dy dhoma gjumi
Dy banjo