Villa ka një sipërfaqe prej 335m2 dhe 4.12 ari truall dhe ndodhet në kompleksin “Mështekna” në malet madhështore të Sharrit në Brezovicë. Ofron një ambient modern i përshtatur me elemente të natyrës. Arkitektura e saj moderne, përshtatet me peizazhin përreth, me mure të punuara nga druri që ofrojnë ngrohtësi dhe elegancë.
Është komplet e mobiluar me shumë shije, ku çdo cep është i menduar me përpikmëri duke krijuar një hapësirë unike dhe të kuruar me kujdes. Brendësia është një dëshmi e shijes së rafinuar.
Villa gjithashtu ofron pjesën e “SPA” ku në të përfshihen jaccuzi, sauna dhe turkish bath, dhe një sallon të veçantë duke përfshirë dhe barin, të integruara me kujdes në dizajnin e villës për të ofruar një hapësirë të veçantë të mirëqenies. Ofron siguri të plotë pasi që monitorohet nga kamera 24/7 dhe posedon sistemin e alarmit.
Villa ka këtë renditje:
Sipërfaqja: 335m2 dhe 4.12 ari truall
Sallon dhe kuzhinë
Katër dhoma gjumi
Tri banjo, dy WC
Nje depo
Një bodrum